Silvio Berlusconi ende pozitiv me COVID-19: Ndihem si një luan në kafaz

Silvio Berlusconi ende pozitiv me COVID-19: Ndihem si një luan në kafaz

Bota September 26, 2020 - 21:53

Edhe pse kanë kaluar një muaji nga infektim, Silvio Berlusconi vazhdon ende të rezultojë pozitiv me Covid-19. Në lajmet e minutës së fundit nga mediat italiane, raportohet se tamponi i radhës e ka nxjerr ende të infektuar.

‘Il Corriere della Sera’, shkruan se pas kontrolleve të kryera, të ndjekura vazhdimisht nga profesor Alberto Zangrillo, ai ende nuk është shëruar nga virusi.

“Nuk kam asnjë simptomë. Ndihem si një luan në kafaz”-, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri, shkruan shekullionline.

Për mjekët që kanë marrë nën kujdes Berlusconin, shqetësuese mbetet kontakti me familjarët, ndaj është këshilluar izolimi dhe shmangia e kontakteve.

Kujtojmë që Berlusconi u largua nga spitali San Raffaele, ku ishte shtruar, rreth dhjetë ditë më parë për të vazhduar kurën në shtëpi.

Më 29 shtator, presidenti i Forza Italia mbush 84 vjeç, por asnjë parti ose emërim i veçantë nuk janë planifikuar, për të shmangur çdo mundësi kontakti.