Shteti i Australisë, Victoria, përshpejton lehtësimin e masave anti-COVID

Shteti i Australisë, Victoria, përshpejton lehtësimin e masave anti-COVID

Bota September 27, 2020 - 10:33

Victoria, shteti i dytë më i populluar i Australisë dhe epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në vend, do të përshpejtojë lehtësimin e masave anti-COVID.

Ky vendim erdhi si shkak i uljes së numrit të të infektuarve brenda ditës, me më pak se 20 raste në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, të dielën.

Victoria, e cila raportoi 16 raste COVID-19 në 24 orët e fundit, ka vendosur nën bllokim gati 5 milionë banorë të kryeqytetit të saj, Melburn, që nga fillimi i gushtit.

Njëkohësisht, ky konsiderohet si një nga kufizimet më të rrepta në botë, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Kryeministri i shtetit, Daniel Andrews, tha se disa ndalesa, duke përfshirë një shtetrrethim natën, do të hiqen pothuajse menjëherë.

"Ne jemi përpara planit të parashikuar, kemi bërë më shumë përparim sesa shpresonim të bënim deri në këtë moment", tha Andrews para gazetarëve në Melburn.

"Por nuk do të thotë që kjo ka mbaruar", shtoi ai.

Orari i përshpejtuar për heqjen e kufizimeve në të gjithë Victorian është një nxitje shkaku i uljes ekonomike të Australisë.

Në një përkrahje të menjëhershme për ekonominë, shteti i Victorias njoftoi se 127,000 punëtorë do të mund të kthehen në punë të hënën, një rritje prej 30,000 më shumë, se sa në planin e saj të mëparshëm, të njoftuar më parë këtë muaj.

Më shumë se 1 milion njerëz në Victoria kanë marrë subvencione të pagave nga qeveria federale, pasi, për të ngadalsuar përhapjen e virusit, pjesë të mëdha të shtetit u urdhëruan të mbyllen në gusht./Zëri