Itali, mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone

Itali, mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone

Bota October 24, 2020 - 20:12

Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid-19 e në fazë kritike të përhapjes së saj.

Prej shumë javësh autoritetet zyrtare informojnë mbi një shtim ditë pas dite të vatrave të infektimit e të numrit të banorëve të infektuar e java e fundit dhe problematika në shërbimin shëndetësor territorial.

Prej kësaj fundjave në disa rajone italiane ka nisur zbatimi i masave të bllokimit territorial me territore e zona të ndaluara për të lëvizur e aktivitete tregtare të mbyllura.

Kreu i shtetit italian ka thirrur javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht mbi këtë moment të vështirë historik që po kalon vendin.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar  19 644 të infektuar më shumë e 151 viktima më shumë.

Numri i personave pozitivë aktivë nga koronavirus është 17180 .

Numri i përgjithshëm i të infektuarve Covid në Itali është 304 509  e numri i viktimave në  37 210./EO