Largimi i ushtarit të fundit jugosllav nga Sllovenia pas luftës 10 ditore

Largimi i ushtarit të fundit jugosllav nga Sllovenia pas luftës 10 ditore

Bota October 25, 2020 - 10:39

Tre muaj pas përfundimit të luftës dhjetë ditore, më 25 tetor të vitit 1991, ushtari i fundit i ish Armatës Popullore të Jugosllavisë e lëshon territorin slloven.

Lufta dhjetë ditore, ose lufta e pavarësisë sllovene, pasoi deklaratën sllovene të pavarësisë, e shpallur më 25 qershor 1991 duke rezultuar me pavarësinë e Sllovenisë, shtetit të parë që u shkëput nga Federata Jugosllave.

Në Slloveni u luftua mes Mbrojtjes Territoriale Sllovene dhe Ushtrisë Jugosllave, pasi Sllovenia shpalli pavarësinë e saj. Lufta zgjati nga 27 qershor 1991 deri më 7 korrik 1991. Populli slloven iu kundërvu me të gjitha metodat agresionit të së ashtuquajturës “APJ”.

Sipas vlerësimeve sllovene, Ushtria Jugosllave kishte 44 viktima dhe 146 të plagosur, ndërsa sllovenët kishin 18 të vrarë dhe 182 të plagosur.

Dymbëdhjetë shtetas të huaj u vranë në konflikt, kryesisht gazetarë dhe shoferët e kamionëve bullgarë të cilët kishin humbur në vijën e zjarrit. 4,692 ushtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe 252 oficerë të policisë federale u kapën nga pala sllovene.

 

Vet Ushtria Jugosllave ka pranuar se humbjet e saj materiale në luftën e shkurtër në Slloveni ishin 31 tanke, 22 bartës të blinduar, 6 helikopterë, 6,787 armë këmbësorie, 87 pjesë artilerie dhe 124 armë të mbrojtjes ajrore të dëmtuara, shkatërruara ose konfiskuara.

Historikisht, territori aktual i Sllovenisë ishte pjesë e shumë formacioneve shtetërore të ndryshme, duke përfshirë Perandorinë Romake dhe Perandorinë e Shenjtë Romake, e ndjekur nga Monarkia Habsburge. Në tetor të vitit 1918, sllovenët ushtruan vetëvendosjen për herë të parë duke bashkë-themeluar Shtetin e Sllovenëve, Kroatëve dhe Serbëve, të panjohur ndërkombëtarisht, i cili u bashkua në dhjetor me Mbretërinë e Serbisë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u quajt Mbretëria e Jugosllavisë në 1929.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sllovenia u pushtua dhe u aneksua nga Gjermania, Italia dhe Hungaria, me një sipërfaqe të vogël të transferuar në Shtetin e Pavarur të Kroacisë, një shtet nazist kukull. Pas kësaj, ai ishte anëtar themelues i Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë, që më vonë u quajt Republikën Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Në qershor të vitit 1991, pas futjes së demokracisë përfaqësuese shumëpartiake, Sllovenia u nda nga Jugosllavia dhe u bë një shtet i pavarur.

Në vitin 2004, ajo hyri në NATO dhe në Bashkimin Evropian. në vitin 2007 u bë vendi i parë ish-komunist që iu bashkua Eurozonës, dhe në vitin 2010 u bashkua me OECD, një shoqatë globale e vendeve të zhvilluara me të ardhura të larta.

Top Channel