Paditet “FBI-ja shqiptare” nga disa aplikantë

Paditet “FBI-ja shqiptare” nga disa aplikantë

Bota October 26, 2020 - 14:32

“FBI-ja shqiptare” ka përfunduar në Gjykatën Administrative nga disa aplikantë, që ishin diskualifikuar nga gara, kanë bërë një padi për procesin dhe kërkojnë pezullimin e tij.

Ata e njoftuan edhe SHBA-në, edhe BE-në, ndërsa shprehen se janë eliminuar padrejtësisht.

Aplikantët kërkojnë të mos ndërmerret asnjë vendim derisa të shprehet gjykata, raporton “Euronews”.

Në padi shkruajnë se eliminimi ka ardhur për mungesë të transparencës dhe se nuk ishte përcaktuar minimumi i kapjes së normave nga kandidatët. Ndërkohë, në faqen zyrtare të Byrosë Kombëtare të Hetimit është publikuar njoftimi, sipas të cilit këtë të hënë ata që kanë kaluar testin fizik do t’i nënshtrohen edhe testit me shkrim, aty kandidatët do të demonstrojnë nivelin e aftësive në shkrim dhe këndim, përdorimin e kompjuterit, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të artikuluar idetë me shkrim.

Sipas rregullores se tyre, kandidatët para se të hyjnë në testin me shkrim do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi, pasaportë ose letërnjoftim. Dokumenti i identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuara në listën emërore. Sa u përket testeve me shkrim, kandidatëve nuk u lejohet assesi të mbajnë telefona celularë, libra ose shënime, ose të komunikojnë me kandidatë të tjerë. Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit. /Zëri