Gjermania në izolim të pjesshëm nga 2 nëntori

Gjermania në izolim të pjesshëm nga 2 nëntori

Bota October 28, 2020 - 18:10

Gjermania do të hyjë në një të ashtuquajtur “izolim të pjesshëm” ka njoftuar sot kancelarja Angela Merkel.

Ky vendim vjen pasi numri i të infektuarve u rrit nga 50 për 100 mijë banorë në javë, tha Qeveria gjermane.

Sipas këtyre masave, restorantet dhe pub-et do të mbyllen së bashku me kinematë, panairet tregtare, teatrot dhe qendrat e fitnesit, transmeton Zeri.info.

Po ashtu ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave në të njëjtën kohë, ka sqaruar Merkel, shkruan Euronews.

Qeveria ka këshilluar kundër "udhëtimeve personale të panevojshme" në rajone të tjera në Gjermani, të tilla si vizitat familjare./Zëri