Franca futet në izolim nga e premtja
FOTO: AP

Franca futet në izolim nga e premtja

Bota October 28, 2020 - 20:28

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se masat e izolimit të vendit do të rifuten në fuqi në gjithë vendin nga e kjo e premte për të luftuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, shtoi ai, transmeton Zeri.info.

Vendimi i Francës vjen vetëm disa orë pasi Gjermania njoftoi një izolit të pjesshëm për nga 2 nëntori, i cili do të mbyll restorantet, baret dhe teatrot. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat ishin një përpjekje për të shmangur "një emergjencë akute shëndetësore kombëtare".

Gjermania regjistroi 15,000 raste të reja të mërkurën, një rekord për kombin, i cili kishte dalë më mirë se fqinjët e saj gjatë verës dhe shmangu një bllokim total në modelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Gjithashtu të mërkurën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se evropianët do të përjetojnë një "Krishtlindje ndryshe" këtë vit. "Ne jemi thellë në valën e dytë," tha ajo./Zëri