Një njeri u arrestua pasi theri rojën në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite

Një njeri u arrestua pasi theri rojën në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite

Bota October 29, 2020 - 13:41

Një person ne Arabine Saudite u arrestua pasi sulmoi rojën në konsullatën franceze të Jeddah me një mjet të mprehtë të enjtën, deklarojn mediat shtetërore Saudite, raporton CNN

Kjo ndodhi pikërisht pas sulmit në Nicë të Francës, ku tre njerëz tani janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një grua që iu është "prerë koka" pas një sulmi terrorist, transmeton Zeri.info

Sulmi me thikë rezultoi me lëndime të lehta dhe roja u zhvendos në një spital, shtuan media shtetërore.

Ambasada franceze e dënoi sulmin në Arabinë Saudite duke e quajtur atë "flagrante".

"Ne shprehim besimin tonë tek autoritetet Saudite për të zbuluar rrethanat pas sulmit, si dhe për të garantuar sigurinë e pronës Franceze dhe komunitetit Francez në Arabinë Saudite," tha deklarata./Zëri