Mbetjet e 59 trupave u gjetën në varret klandestine në Meksikë

Mbetjet e 59 trupave u gjetën në varret klandestine në Meksikë

Bota October 29, 2020 - 13:44

Autoritetet kombëtare deklaruan se mbetjet e 59 trupave janë zbuluar në varret klandestine në një rajon të Meksikës Qendrore, që njihet për nivelet më të larta të dhunës dhe drogës në vitet e fundit, raporton CNN.

Zbulimi i zymtë u bë në komunën Salvatierra të shtetit Guanajuato, ku shkalla e vrasjeve është rritur mes një lufte të furishme midis karteleve të drogës rivale.

Sipas Karla Quintanas, kreu i Komisionit Kombëtar të Kërkimit të Meksikës, të paktën 10 prej kufomave të gjetura ishin gra dhe shumica e trupave u përkisnin njerëzve shumë të rinj, madje edhe adoleshentëve, transmeton “Zeri.info”.

Alarmi i ngritur nga të afërmit e personave të zhdukur çoi në zbulimin më të madh të varreve klandestine në Guanajuato, tha ajo në një konferencë shtypi të mërkurën pasdite.

“Ne kemi më shumë zhvillime të mundshme pozitive, me të cilat do të vazhdojmë të punojmë këtu derisa të kemi përfunduar punën”, tha ajo.

Guanajuato regjistroi 2.250 vrasje midis janarit dhe gushtit të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, një rritje më shumë se 25%, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Zëri