Rreth 12 milionë të prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Rreth 12 milionë të prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Bota November 21, 2020 - 23:23

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19 me rreth 12 milionë persona të infektuar.

Sipas vlerësimit të fundit të Universitetit Johns Hopkins, ka pasur të paktën 11 milionë e 963 mijë e 509 raste të koronavirusit në Amerikë që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN.

Sipas vlerësimit të universitetit të paktën 254 mijë e 897 njerëz kanë vdekur në SHBA nga ky virus.