Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Kroacia regjistron 49 të vdekur dhe 3308 raste të reja me koronavirus

Kroacia regjistron 49 të vdekur dhe 3308 raste të reja me koronavirus

Bota November 22, 2020 - 16:24

Në 24 orët e fundit, 3,308 raste të reja të coronavirus janë regjistruar në Kroaci.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 49 persona kanë ndërruar jetë, raporton index.hr.

Gjithsej 2,031 pacientë janë në spital, ndërsa 223 persona janë në aparate për frymëmarrje.

Kujtojmë masa të reja në luftën kundër COVID-19 kanë hyrë që nga dita e shtunë në mesnatë.

Disa prej tyre i referohen kufizimeve për dasma, funerale dhe tubime private, orë pune në ambientet e hotelierisë, ndalimi i shitjes së alkoolit pas orës 10 pasdite. /Telegrafi/