Zbulohet shtëpia e Jezu Krishtit në Nazaret

Zbulohet shtëpia e Jezu Krishtit në Nazaret

Bota November 24, 2020 - 11:30

Kjo që shihni në foto është shtëpia e Jezu Krishtit.

Gjatë gërmimeve nën një manastir në Nazaret (Izrael), shkencëtarët kanë zbuluar një shtëpi me shkallë guri, një dhomë ruajtjeje, tarracë dhe oborr. Rrënojat datojnë nga shekulli i parë.

Ken Dark, profesor i arkeologjisë dhe historisë në Universitetin Reading në Britaninië e Madhe sugjeron se kjo është shtëpia e Jozefit. Ajo ishte identifikuar si e tillë që në shekullin e 19-të, por më pas ra në harresë. Sipas Dark, kjo shtëpi ka qenë vend pelegrinazhi që në shekujt e parë pas vdekjes së Krishtit./gsh