Shkencëtarja e liruar: Unë kam respekt vetëm për shtetin e madh të Iranit

Shkencëtarja e liruar: Unë kam respekt vetëm për shtetin e madh të Iranit

Bota November 26, 2020 - 13:41

Shkencëtarja britaniko-australiane kaloi më shumë se dy vjet në një burg iranian me akuzat e spiunazhit.

Kylie-Moore Gilbert, një shkencëtare britaniko-australiane e cila i kaloi më shumë se dy vjet në një burg iranian me akuza spiunazhi, u la e lirë si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish për tre iranianë, raporton CNN, transmeton Zeri.info

Gilbert, 33 vjeç, një lektore në Departamentin e Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin e Melburnit, u arrestua në Iran në 2018, dhe vitin e kaluar ajo u shpall fajtore dhe u dënua me dhjetë vjet burg.

Në një deklaratë, ajo falënderoi qeverinë Australiane dhe të tjerët që luftuan për lirinë e saj dhe përshkroi dy vitet e mëparshme si "një kalvar të gjatë dhe traumatik".

Ajo tha se largimi i saj nga Irani ishte "i ëmbël", përkundër padrejtësisë ndaj së cilës ishte ekspozuar. Ajo shtoi se ajo erdhi në Iran si një mike dhe se po largohej nga ai vend me të njëjtat ndjenja.

"Unë kam vetëm respekt, dashuri dhe admirim për shtetin e madh të Iranit dhe njerëzit e tij të përzemërt dhe të guximshëm," tha Gilbert në një deklaratë të lëshuar nga qeveria Australiane.

Agjencia iraniane YJC raportoi se lirimi i saj është pjesë e një marrëveshjeje mbi shkëmbimin e të burgosurve për tre biznesmenë iranianë të cilët u arrestuan jashtë vendit për shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Kryeministri Australian Scott Morrison tha se lirimi i shkencëtarit ishte një "mrekulli".

"Unë gjithmonë kam besuar në mrekulli dhe jam mirënjohës për këtë. Le të shohim se si Kylie shkon në shtëpi. Ajo është një grua jashtëzakonisht inteligjente, e fortë dhe e guximshme, një Australiane e cila ka kaluar një tundim që ne vetëm mund ta imagjinojmë", tha Morrison./Zëri