Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Bota November 28, 2020 - 17:51

Ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic është shpallur  person “non grata”.

Madje sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga Mali i Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozovicin person “non grata” sot, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai largohet nga Mali i Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

Sipas MPJ-së malazeze ai poashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ dhe përfaqësues pra,  Parlamentin e Malit të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq – thuhet në njoftim. /Express