Mutacionet e koronavirusit

Mutacionet e koronavirusit

Bota November 28, 2020 - 22:50

Koronavirusi pëson mutacion, por nuk bëhet më i rrezikshëm. Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit College të Londrës, që ka analizuar genomët viralë të mbi 46 mijë pacientëve me Covid nga 99 vende të ndryshme të botës.

Sipas kërkimit, janë dokumentuar 12 mijë mutacione, por asnjë prej tyre nuk i ka dhënë një përparësi virusit Sars Cov2. Edhe sipas imunologëve ekspertë, që kanë studiuar këtë kërkim, koronavirusi është konstant dhe asnjë nga mutacionet e dalluara deri më tani ka ndikuar në rritjen e transmetueshmërisë. Sipas tyre, virusi mund të ketë arritur përshtatjen maksimale tek njeriu që në momentin që ne e zbuluam.

Deri më sot, nga gjithçka dihet mbi koronavirusin, ekspertët mendojnë se koronavirusi kaloi nga kafsha tek njeriu në Tetor-Nëntor të vitit 2019. Dhe në muajin Dhjetor mendohet se mutacionet kryesore për transmetimin tek njeriu ishin fiksuar dhe cikli evolutiv i tij ishte plotësuar.

Sipas ekspertëve, thelbësore në këtë fazë është vijimi i monitorimit të tij, në mënyrë që vaksinat të jenë të efektshme edhe në të ardhmen.

Klan Plus