Vaksina e Iranit do të quhet “Martiri Fakhrizadeh” në nder të shkencëtarit bërthamor

Vaksina e Iranit do të quhet “Martiri Fakhrizadeh” në nder të shkencëtarit bërthamor

Bota November 29, 2020 - 15:21

Kreu i njësisë qeveritare për luftën kundër koronavirusit në Iran, Alireza Zali, njoftoi se vaksina e prodhuar në Iran, e cila u bë falë përpjekjeve të ekspertit dhe shkencëtarit bërthamor Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra të premten, ka arritur fazën e testimit njerëzor”.

 “Vaksina do të marrë emrin e “Martirit Fakhrizadeh” në kujtim të shkencëtarit” – shtoi ai.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 389 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 47,875. Në 24 orët e fundit dhe 12,950 persona kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin e infeksioneve në në vend në 948,749.

Kjo u njoftua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sima Lari, i cili shtoi se rreth 5,859 të infektuar janë në kujdes intensiv dhe 658,292 të tjerë janë rikuperuar. Deri më tani në Iran janë kryer 6,081,952 teste./a2news