Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
OBSH: Në 46 vende të botës janë dhënë 28 milionë vaksina deri më tani

OBSH: Në 46 vende të botës janë dhënë 28 milionë vaksina deri më tani

Bota January 14, 2021 - 14:15

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Mike Ryan ankohet se vaksinimi kryhet kryesisht në vendet më të pasura.

Në 28 ditë rreth 28 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit u dhanë në 46 vende, kryesisht në ato të pasura nëpër botë, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mike Ryan.

Pavarësisht nga fakti që vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në botë, Ryani ka shprehur shqetësim për përhapjen e shpejtë të një lloji të ri, më ngjitës, të virusit në disa vende, raporton “Aljazeera” dhe transmeton “Zeri.info”.

Ai tha se pendohet që vaksinimi kryhet kryesisht në vendet më të pasura, raportuan mediat botërore.

"Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëz me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë vaksina dhe platforma të ndryshme. Aktualisht vaksinimi kryhet në rreth 46 vende të botës, 38 prej të cilave janë të pasura dhe vetëm një mund të quhet shumë i varfër", deklaroi Ryani.

"Ka vende që duan vaksinën dhe u nevojitet dhe ata nuk do ta marrin nëse nuk bëjmë një shpërndarje më të mirë. Të gjithë duhet të punojmë më shumë”, tha Ryani.

Ai gjithashtu theksoi se "ne kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, gjë që mund të jetë më e vështirë kur shohim se sa shpejt po përhapet COVID-i".

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj të fundit thotë se rreth pesë milionë raste të reja të koronavirusit u regjistruan javën e kaluar. /Zëri