Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Suedia regjistron 6580 raste të reja me COVID-19, në total mbi 10 mijë viktima

Suedia regjistron 6580 raste të reja me COVID-19, në total mbi 10 mijë viktima

Bota January 14, 2021 - 15:40

Rastet e koronavirusit në Suedi vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit janë raportuar 6,580 infeksione të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka konfirmua edhe 351 viktima të tjera nga Covid-19, duke e çuar në10 185 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi në vendin me 10 milionë banorë.

Shkalla e vdekjeve në Suedi është shumë më e lartë se ajo e vendeve fqinje nordike, por më e ulët se shumë vende evropiane që kanë zbatuar bllokimin kundër pandemisë. /A2