Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Zvicër: Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, arrestohe nëna e dyshuar për vrasjen e tyre

Zvicër: Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, arrestohe nëna e dyshuar për vrasjen e tyre

Bota January 17, 2021 - 08:10

Në një banesë në Gerlafingen, Kantoni i Solothurnit, Zvicër, policia ka gjetur të shtunën në mëngjes dy fëmijë të pajetë, të moshës shkollore.

Besohet se ata kanë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësja e dyshuar, nëna e fëmijëve është arrestuar, shkruan sda.ch. Njoftohet se raporti është marrë nga policia e kantonit të Solothurnit në orën 9:20 të mëngjesit.

Disa patrulla dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në pronën në fjalë në Gerlafingen, transmeton albinfo.ch. Nisur nga situata që policia ka hasur në vend e ngjarjes si dhe nga hetimet fillestare, mund të supozohet një krim i dhunshëm.

Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet. Policia e Kantonit ka deklaruar se nformacione të mëtejshme nuk është e mundur të jepen për momentin./Albinfo