Arrestohet kryetari i Ulqinit dhe disa zyrtarë tjerë komunalë

Arrestohet kryetari i Ulqinit dhe disa zyrtarë tjerë komunalë

Bota January 18, 2021 - 09:51

Pesë persona janë arrestuar, në mesin e të cilëve edhe kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Veç Nrekiqit, janë arrestuar edhe Sead Osmanoviq, sekretar i Sekretariatit për financa në komunën e Ulqinit dhe shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish-Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Siç merr vesh gazeta malazeze “Vijesti”, ata janë arrestuar në lidhje me dyshimet për punësime partiake.

Sipas informatave të gazetës, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në shërbim. /Zëri