Reagimet për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Duan të heqin vëmendjen nga problemet e tyre

Reagimet për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Duan të heqin vëmendjen nga problemet e tyre

Bota January 18, 2021 - 12:06

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të hënën se vendet perëndimore që kanë shprehur zemërim për arrestimin e opozitarit Alexei Navalny, duan thjesht të heqin vëmendjen nga problemet e tyre të  brendshme.

“E kuptoj sesi të gjithë kanë bërë komente, që janë të gjitha njëlloj. Ata janë të lumtur, pasi politikanët perëndimorë mendojnë se do të jenë në gjendje të heqin vëmendjen nga kriza më e thellë që ka përfshirë liberalizmin”, tha Lavrov në një konferencë për mediat.

Kryediplomati rus tha se perëndimorët duhet të përpiqen të zgjidhin problemet e tyre e jo të merren me problemet e të tjerëve.

Policia ruse arrestoi Navalny-n të dielën në Moskë, sapo ai mbërriti me avion nga Gjermania, ku qëndroi për 5 muaj pasi u helmua verën e kaluar./A2