Dita e Martin Luther King Jr., përkujtohet ikona e barazisë racore në SHBA

Dita e Martin Luther King Jr., përkujtohet ikona e barazisë racore në SHBA

Bota January 18, 2021 - 13:28

Celebrimi i ditës së Martin Luther King Junior ka një domethënie më të veçantë për shumë amerikanë këtë vit. Kjo pasi në 2020-n, në Shtetet e Bashkuara u hasën tensione të ngjashme me ato që aktivisti ikonë i barazisë racore ndeshi gjatë jetës së tij.

Gjithashtu, vjen pas vdekjes së aktivistit për të drejtat civile dhe mikut të Martin Luther King, John Lewis, vitin e kaluar. Kështu që shumë amerikanë do të festojnë këtë ditë duke marrë pjesë në aktivitete në shërbim të komunitetit, ashtu siç bënë dy aktivistët kur ishin gjallë.

Dita e Martin Luther King celebrohet çdo vit në të hënën e tretë të janarit. Kjo ditë u kthye në festë kombëtare në vitin 1986, kur presidenti i atëhershëm, Ronald Reagan, e ktheu në ligj.

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, e ka përkujtuar me një postim në Twitter këtë ditë ku shprehet: “SHBA nderon Martin Luther King Jr., Dita e sotme është një festë federale që përkujton heroin e të drejtave civile, por studentët nga Akademia e Martin Luther King Jr., qëndrojnë secili çdo ditë për të premtuar besnikëri ndaj flamurit dhe për të përsëritur besimin e shkollës të frymëzuar nga jeta e King.”/A2News