Migrantët nga Hondurasi sulmohen me gaz lotsjellës në Guatemalë

Migrantët nga Hondurasi sulmohen me gaz lotsjellës në Guatemalë

Bota January 18, 2021 - 14:50

Një karvan migrantësh me disa mijëra shtetas të Hondurasit gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara u sulmua me gaz lotsjellës dhe përleshje të dhunshme shpërthyen me autoritetet në Guatemalë, sipas burimeve qeveritare, raporton “Hina”, transmeton “Zeri.info”.

Që nga e premtja në mbrëmje, disa grupe me një mijë migrantë, secili nga Hondurasi, kishin kaluar kufirin dhe kishin hyrë në Guatemalë. Disa u plagosën, tha Avokati i Popullit në atë shtet të Amerikës Qendrore, Jordan Rodas Andrade, në një deklaratë të dielën.

Image

Televizionet dhe videot në mediat sociale tregojnë mijëra migrantë në grupe në qytetin Guatemalë të Wadu Hong që përpiqen të thyejnë një kordon të forcave të sigurisë, të cilët përdorën shkopinj kundër tyre.

Njëmbëdhjetë migrantë dhe dy ushtarë u plagosën, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët, UNCHR. Autoritetet e migracionit të Guatemalës thanë se më shumë se 1,300 migrantë ishin kthyer ose dorëzuar tek autoritetet.

Rrjeti televiziv meksikan “TV Azteca” raportoi se më shumë se 9,000 migrantë hynë në Guatemalë përmes vendkalimit kufitar El Florido. Grupet më të vogla të migrantëve formuan një karvan më të madh të enjten mbrëma në qytetin e San Pedro Sula në Hondurasin veriperëndimor.

Hondurasit po i ikin dhunës, varfërisë dhe pasojave të dy uraganeve shkatërruese dhe synojnë të udhëtojnë në SHBA, sipas raporteve të mediave. Meksika ka rritur mbikëqyrjen në kufirin me Guatemalën në shtetin Chiapas.

Në fund të vitit të kaluar, uraganet Eta dhe Lot shkatërruan pjesë të Hondurasit, duke vrarë 90 vetë dhe duke lënë dhjetëra mijëra të pastrehë. Vlerësohet se 3.7 milionë njerëz u prekën nga këto ngjarje katastrofike. /Zëri

Image