Pesë të vrarë në Indianapolis, mes tyre edhe një shtatzënë

Pesë të vrarë në Indianapolis, mes tyre edhe një shtatzënë

Bota January 25, 2021 - 15:28

Pesë persona, duke përfshirë edhe një grua shtatzënë, janë qëlluar për vdekje brenda një shtëpie në Indianapolis, në një sulm i cili besohet të jetë i qëllimshëm. Lajmin e bëri të ditur shefi i policisë së Indianapolisit, i cili e përshkroi vrasjen si “masive” e të tmerrshme.

Të shtënat, që rezultuan fatale, u zbuluan të dielën nga një oficer policie, i cili gjeti një të mashkull të mitur të plagosur me armë zjarri para se të pranonte një telefonatë rreth orës 4:00 të mëngjesit për të hetuar raportimet për një person të plagosur, thirrje e cila i çoi ata te një shtëpi ku gjendeshin pesë persona të vdekur.

Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, shkruan “The Guardian”, transmeton “Zeri.info”.

Kezzie Childs 42 vjeçe, Raymond Childs 42 vjeç, Elijah Childs 18 vjeç, Rita Childs 13 vjeçe dhe Kiara Hawkins 19 vjeçe, si dhe fëmija i palindur i Hawkinsit u konfirmuan të vdekur në vendngjarje, tha rreshteri Shane Foley, nga policia metropolitane në Indianapolis.

Gruaja shtatzënë u dërgua fillimisht në spital, mirëpo edhe ajo edhe fëmija i saj humbën jetën, pavarësisht përpjekjeve të shumta, tha Foley.

Besohet se i mituri, i cili u gjet i pari me plagë nga arma e zjarrit, do t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se i ai mbeti i plagosur gjatë të shtënave, ku mbetën të vrarë pesë personat.

Shefi i policisë, Randal Taylor, tha se beson që të shtënat nuk ishin të rastësishme, por të qëllimshme. Ai tha se të shtënat erdhën pak ditë pasi zyrtarë nga departamenti i policisë njoftuan për përpjekjet e tyre të fundit për luftimin e krimit të dhunshëm të ndërlidhur me drogën, si dhe “dhunën e ndërlidhur me varfërinë dhe dëshpërimin”.

Taylori u shpreh se ky ishte sulmi më i madh në këtë qytet për më shumë se një dekadë dhe kërkoi nga qytetarët të kontaktojnë policinë në momentin që kanë informacione mbi rastin. /Zëri