Moderna thotë se vaksina COVID-19 është efektive edhe kundër varianteve të reja

Moderna thotë se vaksina COVID-19 është efektive edhe kundër varianteve të reja

Bota January 25, 2021 - 16:52

Kompania “Moderna Inc" tha të hënën se vaksina e saj COVID-19 prodhoi antitrupa neutralizues të virusit në testet laboratorike kundër varianteve të reja të koronavirusit të gjetura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Kompania tha se vaksina me dy doza nga “Moderna” pritet të mbrojë edhe kundër llojeve të reja të zbuluara kohëve të fundit, raporton Reuters, transmeton Zeri.info.

Moderna, megjithatë, tha se do të testojë një përforcues të vaksinës kundër variantit të Afrikës së Jugut në provat para-klinike për të parë nëse kjo do të ishte më efektive në rritjen e antitrupave kundër variantit dhe varianteve të tjera në të ardhmen.

Kompania tha se vaksina nuk pa ndonjë ndikim nga varianti i Mbretërisë së Bashkuar - i cili është treguar të jetë më i transmetueshëm - në teste.

Ata gjithashtu paralajmëruan se kanë në plan të publikojnë të dhëna nga testet e saj kundër varianteve të reja të COVID-19./Zëri