Ballkani, një nga gjashtë prioritetet e administratës Biden

Ballkani, një nga gjashtë prioritetet e administratës Biden

Bota January 26, 2021 - 23:18

Në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së re të SHBA-së është edhe Ballkani Perëndimor, është thënë në bisedën telefonike mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Shtëpisë së Bardhë, dy liderët kanë përmendur temat me prioritet, në mesin e të cilave, pos Afganistanit, Kinës, Iranit, Rusisë e Ukrainës, është edhe Ballkani Perëndimor, ku si temë kyçe është aktualisht çështja e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Zeri.info.

“Presidenti Joseph Biden ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke ia shprehur asaj dëshirën e tij për t'i thelluar raportet mes dy vendeve", thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë. Në bisedë, Bideni ka thënë po ashtu se është i interesuar që të ringjallë aleancën translatlantike, përfshirë NATO-n dhe BE-në, "si gurthemel i sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. /Zëri