Shkollat në Angli nuk do të hapen para 8 marsit

Shkollat në Angli nuk do të hapen para 8 marsit

Bota January 27, 2021 - 16:23

Shkollat në Angli nuk pritet të hapen para 8 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Anglisë, Boris Johnson i cili ka thënë se “do të jetë e pamundur” të hapen shkollat muajin e ardhshëm, shkruan BBC.

Johnson tha se një vendim përfundimtar për hapjen e shkollave do të varej nga përmbushja e objektivave të vaksinimit.