SHBA lëshon alarmin për “kërcënim të lartë” pas tranzicionit të pushtetit

SHBA lëshon alarmin për “kërcënim të lartë” pas tranzicionit të pushtetit

Bota January 27, 2021 - 20:05

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA ka lëshuar një udhëzues kombëtar për terrorizmin duke paralajmëruar për një kërcënim të shtuar pas zgjedhjeve.

Aty thuhet se nuk ka informacione për një organizim specifik ose të besueshëm. Por, thuhet se “personat e frustruar me ushtrimin e autoritetit qeveritar dhe ndryshimin e presidentit” mund të përbëjnë një kërcënim.

Në udhëzues thuhet gjithashtu se ky departament beson se rreziku më i lartë do të jetë në “javët pas inaugurimit të suksesshëm të presidentit”.

“Informacioni sugjeron që disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht me kundërshtime për ushtrimin e autoritetit qeveritar dhe tranzicionin presidencial, ashtu sikur edhe disa ankesa të tjera të nxitura nga rrëfime te rreme mund të vazhdojnë të mobilizojnë për të nxitur ose kryer dhunë”.

Një sulm në Capitol Hill nga mbështetësit e Trumpit, më 6 janar, kishte çuar në shumë arrestime.