Grushti i shtetit në Mianmar, policia qëllon protestuesit, të paktën 10 viktima

Grushti i shtetit në Mianmar, policia qëllon protestuesit, të paktën 10 viktima

Bota February 28, 2021 - 14:37

Policia qëlloi kundër manifestuesëve në Mianmar duke vrarë të paktën 10 prej tyre, në ditën më vdekjeprurëse që kur nisën protestat kundër grushtit të shtetit.

Viktima u raportuan në Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku efektivët përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Të shtunën, forcat e sigurisë nisën shtypjen e dhunshme të protestave që kanë përfshirë vendin prej 1 shkurtit, kur ushtria rrëzoi dhe burgosi krerët e qeverisë, përfshirë Ang San Su Ki.

Fushata e spastrimit vijoi edhe të dielën, ndërsa liderët ushtarak po përpiqen me cdo kusht të shuajnë rebelimin civil që nuk tregon shenja zbutjeje./a2news/