Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
“Trumpi rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 4 mars”, 5000 trupa ende në Washington për ta mbrojtur nga mbështetësit e QAnon-it

“Trumpi rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 4 mars”, 5000 trupa ende në Washington për ta mbrojtur nga mbështetësit e QAnon-it

Bota March 02, 2021 - 14:28

Rreth 5000 trupa të Gardës Kombëtare do të qëndrojnë në Uashington, pjesërisht edhe për shkak të shqetësimeve që vijnë nga grupimi komplotist QAnon. Mbështetës të “sektit të teorive konspirative” besojnë ende se Donald Trump do të rikthehet në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 4 mars, si presidenti i 19-të i Shteteve të Bashkuara. Arsyeja që e besojnë këtë është një teori konspirative, sipas së cilës Ulysses S. Grant ishte presidenti i fundit i cili ka marrë detyrën në mënyrë të ligjshme, më 4 mars 1869, dhe të gjithë të tjerët janë të paligjshëm. Po sipas të njëjtës teori, pas një gjyqi ushtarak, “kulti i satanistëve të majtë” do të ndëshkohet dhe kjo do t’i hapë rrugë rikthimit të Trump.

Sado e çmendur mund të duket kjo teori, në Uashington masat janë marrë që të shmanget një tjetër incident i dhunshëm si ai i 6 janarit, ku pati edhe viktima si pasojë e mësymjes së mbështetësve të Trump brenda godinës së Kongresit amerikan, ndërkohë që po certifikohej fitorja e Biden.

Kërkesa për qëndrimin e trupave të Gardës Kombëtare është bërë nga Policia e Kapitolit, dhe u miratua nga Pentagoni, i cili gjithashtu po punon me një sërë agjencish ligjzbatuese për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. /a2news