Australia zgjat deri në fund të qershorit mbylljen e kufijve

Australia zgjat deri në fund të qershorit mbylljen e kufijve

Bota March 03, 2021 - 08:25

Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri më 17 qershor, për shkak të shfaqjes jashtë vendit të varianteve të reja, më ngjitëse të Covid-9, duke lënë kështu të paktën 40 000 Australianë të bllokuar jashtë vendit në pamundësi për t’u riatdhesuar.

Kjo zgjatje e bllokimit, e njoftuar nga Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt, e çon në 15 muaj periudhën e mbylljes së kufijve të Australisë për pjesën tjetër të botës dhe ndalon qytetarët e saj të largohen nga vendi nëse nuk kanë arsye thelbësore.

“Periudha emergjente e biosigurisë njerëzore” e vendosur në 17 mars 2020, po zgjatet “për të siguruar që qeveria australiane të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar parandalimin dhe kontrollin e Covid-19”, tha ministri.

Shtrirja e bllokimit bazohet në këshillat mjekësore dhe epidemiologjike, të siguruara nga Komiteti Australian i Mbrojtjes së Shëndetit dhe Kryeshefi Federal i Mjekësisë, shtoi ai.

Masa e zgjatjes përcakton që sistemi i karantinës në hotel do të vazhdojë të paktën gjysmën e vitit, me mundësinë e zgjatjes për pjesën tjetër të vitit 2021, tha Hunt. /A2