Shpërthim pranë një qendre testimi COVID-19 në Holandë
Foto ilustruese

Shpërthim pranë një qendre testimi COVID-19 në Holandë

Bota March 03, 2021 - 10:02

Një shpërthim i fuqishëm ka thyer xhamat e dritareve në një qendër ku kryhen testime për COVID-19 në qytetin Bovenkarpsel i cili ndodhet në veri të Holandës, ka konfirmuar policia holandeze të mërkurën.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:55 të mëngjesit të sotëm.

Në janar, protestuesit i vunë zjarrin një tjetër qendre testimi në Urk në shenjë proteste ndaj shtetrrethimit. 

Masat anti-COVID kanë nxitur protesta të shumta në mbarë Holandën. /euronewsa;