Bie numri i viktimave, por Italia përgatitet të mbyllet sërish

Bie numri i viktimave, por Italia përgatitet të mbyllet sërish

Bota March 07, 2021 - 19:05

Italia ka regjistruar sot 20765 të infektuar të rinj me koronavirus, shifër kjo në ulje nga dita e djeshme, ashtu si edhe më e dukshme është ulja e viktimave, 2017 sot kundër 307 të 24 orëve më parë. Por numri i testimeve i reduktuar e bën më të lartë nivelin e pozitivitetit, që sot ka shkuar në 7.6%.

Lombardia me 4397 dhe Emilia Romanja me 3056 vijojnë të jenë rajonet më të goditura, të ndjekura nga Kampania dhe Piemonte, rajone këto që kanë filluar të marrin masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit, që në Itali me shumë gjasa ditën e nesërme do të kalojë pragun e errët të 100 mijë viktimave.

Ndërkohë, nga dita e nesërme shkollat do të mbyllen pothuajse në të gjitha këto rajone, por edhe në rajone të tjera aty ku ka raste vatrash infeksioni më shqetësuese.

Ndaj qeverisë Draghi presionet po bëhen dita ditës më të forta për të shtrënguar masat deri në  mbyllje totale, të paktën për një periudhë të shkurtër, për të ndërprerë vrapin pandemik, vendim ky që gjithsesi do të kishte kosto ekonomike tejet të vështira për t’u mbuluar.  /A2news