Treni del nga binarët, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan

Treni del nga binarët, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan

Bota March 07, 2021 - 20:51

Një tren i nisur nga qyteti i Lahores në Pakistan për shkaqe ende për t’u verifikuar ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të plagosur tek pasagjerët.

Aksidente të tilla nuk janë të rralla në atë vend, ku tradicionalisht mjetet janë të amortizuara dhe ngarkohen më së shumti me një numër pasagjerësh shumë më të madh sesa mund të mbajnë.

Për momentin është gjetur në rrënojat e trenit trupi i një gruaje, por kërkimet nga forcat e shpëtimit nuk kanë përfunduar dhe mendohet për viktima të tjera, ndërkohë që janë dhjetëra personat e plagosur rëndë që janë transportuar në spitalin më të afërt./A2news

Image

Image

Image