Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Alexei Navalny “po humb ndjesinë në këmbë dhe duar”

Alexei Navalny “po humb ndjesinë në këmbë dhe duar”

Bota April 08, 2021 - 08:40

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, po përkeqësohet dhe ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, ka thënë avokati i tij.

Vadim Kobzev tha se Navalny, që është duke vuajtur dënimin për përvetësim, është diagnostifikuar me dy hernie kurrizore.

Javën e kaluar, Navalny kishte nisur një grevë urie duke e kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se raportimet se shëndeti i Navalnyt po përkeqësohej ishin shqetësuese./klankosova