Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër

Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër

Bota April 08, 2021 - 09:06

Pekini ka më shumë miliarderë sesa secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.

Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është nikoqir i 100 të tillëve, ka thënë revista.

Ky qytet ka mposhtur qytetin e Nju Jorkut me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur pozitën e parë në shtatë vjetët e fundit.

Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.

Mirëpo pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, mbledhja e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë në Pekin.

Banori më i pasur i kryeqytetit kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit TikTok dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër ByteDance.

Pasuria e tij është dyfishuar dhe tani ka arritur në 35.6 miliardë dollarë.

Në krahasim me të, banori më i pasur i Nju Jorkut, ish-kryetari i këtij qyteti Michael Bloomberg, ka pasuri prej 59 miliardë dollarëve./rel