Ambasadorja suedeze në Shkodër: Fenomeni i shitblerjes së votës në Shqipëri, shqetësues

Ambasadorja suedeze në Shkodër: Fenomeni i shitblerjes së votës në Shqipëri, shqetësues

Bota April 09, 2021 - 13:25

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shitblerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.

“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.
Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor .

Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes, sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë.
Kemi të gjithë një rol, por më të rëndësishëm qytetarët. Shteti duhet t'ua sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.
Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, tha ajo. /TCH