Rriten tensionet me Rusinë, vritet ushtari ukrainas, plagoset një tjetër

Rriten tensionet me Rusinë, vritet ushtari ukrainas, plagoset një tjetër

Bota April 11, 2021 - 23:03

Një ushtar ukrainas dhe mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos të dielën pasi shkëmbimeve të zjarrit me rebelët e mbështetur nga Rusia, ndërsa tensionet rriten ndjeshëm në kufirin lindor të vendit.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se 27 ushtarë janë vrarë vetëm gjatë këtij viti në rajon. Lajmi vjen pasi pamje tronditëse u shpërndanë në mediat sociale ku tanket ruse, raketat dhe automjetet e blinduara po transportoheshin me anë të trenave të mallrave në Krime dhe pranë rajonit të diskutueshëm të Donbasit.

Një zyrtar i lartë i Kremlinit deklaroi se Rusia do të godasë pa mëshirë këdo që vendos në rrezik qytetarët e saj në rajonin e Donbasit, duke shtuar se një gjë e tillë mund të sjellë “fundin” e Ukrainës. Në anën tjetër, Autoritetet turke kanë pohuar se Pentagoni i ka kërkuar lejen për kalimin e ngushticës së Bosforit për dy anije ushtarake të tyre, që do t’i  drejtohen Detit të Zi. Sipas autoriteteve turke, anijet amerikane do të mbeten në atë zonë, aq pranë me konfliktin ukrainas në Donbass, deri në fillim të majit, të paktën deri në këtë moment./A2