Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Rikthehet Trumpi: Amerika po shkatërrohet, Bideni t’i linte gjërat siç ishin

Rikthehet Trumpi: Amerika po shkatërrohet, Bideni t’i linte gjërat siç ishin

Bota April 21, 2021 - 13:00

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të martën se vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë vendin.

Në intervistën e parë të rëndësishme që prej largimit nga detyra, Trump tha se administrata e tij e kishte pasur situatën nën kontroll dhe se gjithçka Biden duhej të kishte bërë, ishte të mos merrej fare me çështjen.

“Ata po e minimizojnë aq sa munden, por situata është e tmerrshme dhe mund të shkatërrojë vendin tonë. Njerëzit po vërshojnë dhe gjatë muajve në vazhdim mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët. Ajo që po ndodh në kufirin tonë është e paprecedentë, me dhjetëra mijëra njerëz nisen drejt kufirit. Ajo që Biden duhet të kishte bërë është të linte gjërat siç ishin. Nëse do ta kishte bërë, ne po regjistronim të dhëna shumë pozitive dhe emigrantët po vinin vetëm në mënyrë të ligjshme”, tha Trump./a2cnn