Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Fermeri belg aksidentalisht lëviz gurin e kufirit me Francën, ia kishte zënë rrugën me traktor

Fermeri belg aksidentalisht lëviz gurin e kufirit me Francën, ia kishte zënë rrugën me traktor

Bota May 04, 2021 - 14:17

Një fermer në Belgjikë ka shkaktuar një trazim, pasi pa dashje ia ka tërhequr gurin kufirit me Francën.

Një entuziast i historisë lokale ishte duke ecur në pyll kur vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur 2.29 m.

Fermeri belg, me sa duket i mërzitur nga guri në rrugën që ia kishte zënë traktorit të tij, e kishte zhvendosur atë brenda territorit francez.

Në vend që të shkaktojë reagime ndërkombëtare, incidenti është pritur me shaka në të dy anët e kufirit, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

"Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është një ide e mirë", tha David Lavaux, kryetar i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv francez TF1.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës, i cili shtrihet 620 km, u vendos në bazë të Traktatit të Kortrijkut, i nënshkruar më 1820, pas disfatës së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më herët. Kufiri u shënua nga një guri i cili ka mbetur aty që nga ajo kohë. /Zëri