Në Beograd vritet një shtetas amerikan

Në Beograd vritet një shtetas amerikan

Bota May 04, 2021 - 20:24

Një qytetar amerikan, i cili u gjet i vdekur në Beograd sot, u vra nga përpjekja për t'i marrë 2,500 dinarë, që bëjnë 21 euro.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Veljko Dugosheviq" në komunën Zvezdara në Beograd, shkruan Nova.rs

Viktima, një shtetas amerikan 54 vjeç, ka qenë në kryeqytetin serb që nga dhjetori. Identiteti i tij dhe informacione të tjera rreth tij nuk janë bërë të ditura.

Tre persona janë arrestuar, Xh.V. (57), R.B (35) dhe M.J (38) si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe marrjen e jetës së një shtetasi amerikan, transmeton Zeri.info

Me vendim të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.