Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
18-vjeçari vret me thikë tre fëmijë dhe dy edukatore në një çerdhe në Brazil

18-vjeçari vret me thikë tre fëmijë dhe dy edukatore në një çerdhe në Brazil

Bota May 04, 2021 - 22:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Një 18-vjeçar hyri në një çerdhe dhe goditi me thikë tre fëmijë dhe dy edukatore, duke u shkaktuar vdekjen.

Ngjarja është regjistruar në qytetin Saudades, në perëndim të Santa Catarin. I riu, pas krimit u përpoq të bënte vetëvrasje dhe thuhet se po trajtohet në gjendje kritike në spital.

Guvernatori i shtetit të Santa Catarina, Daniela Reincher, shpalli tre ditë zi për viktimat. /abcnews.al