Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Gjykata në Indi: Vdekjet e pacientëve me COVID-19 për shkak të mungesës së oksigjenit janë gjenocid
Foto: AFP

Gjykata në Indi: Vdekjet e pacientëve me COVID-19 për shkak të mungesës së oksigjenit janë gjenocid

Bota May 04, 2021 - 23:10

Një gjykatë në Indi të martën tha se vdekjet e pacientëve Covid-19 për shkak të mungesës së oksigjenit janë një “veprim kriminal dhe jo më pak se një gjenocid”, sipas një gjykimi të postuar në faqen e internetit të gjykatës.

Gjykata e Lartë Allahabad, e cila ka juridiksion mbi shtetin më të populluar të Indisë në Uttar Pradesh, tha se: “Vdekja e pacientëve me Covid vetëm për shkak të mos furnizimit me oksigjen në spitale është një veprim kriminal dhe jo më pak se një gjenocid nga ata që u është besuar detyra për të siguruar prokurimin e vazhdueshëm dhe zinxhirin e furnizimit të oksigjenit të lëngshëm mjekësor”.

Uttar Pradesh është ndër shtetet më të goditura në valën e dytë vdekjeprurëse të Indisë nga pandemia.

Në një kritikë të fortë ndaj trajtimit të krizës nga qeveria e Uttar Pradesh, gjykata e lartë e shtetit citoi video që tregonin grumbullime të bombolave ëtë oksigjenit dhe njerëz të varfër që lypnin një bombol oksigjeni.

“Ne i gjejmë këto lajme që tregojnë një pamje krejt të kundërt me atë të pretenduar nga qeveria (e shtetit) se kishte furnizim të mjaftueshëm me oksigjen”,  deklaroi gjykata.

Gjykata vuri në dukje dy histori specifike të pacientëve me Covid-19 që dyshohet se vdisnin për shkak të mungesës së oksigjenit në qytetet e Meerut dhe Lucknow dhe i bëri apel qeverisë e shtetit për të marrë “masa të menjëhershme përmirësuese” dhe urdhëroi një hetim për të dy rastet, shkruan A2.

Qeveria e shtetit ende nuk do t’i përgjigjet zyrtarisht gjykimit.

Gjykata gjithashtu vuri në dukje se protokolli dhe udhëzimet Covid-19 mund të ishin hedhur poshtë gjatë numërimit të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundi dhe urdhëroi autoritetet zgjedhore të sigurojnë qendrat e numërimit.