Ku do të ulët raketa kineze? Ekspertët zvogëluan zonën dhe kohën e caktuar që mund të godasë Tokën, ja koordinatat

Ku do të ulët raketa kineze? Ekspertët zvogëluan zonën dhe kohën e caktuar që mund të godasë Tokën, ja koordinatat

Bota May 08, 2021 - 08:43

Në parashikimin e tyre të fundit, shkencëtarët parashikuan rikthimin e trupit të raketës për këtë të diel në 3:46 (GMT)

Ekspertët nga Aerospace Corporation dhanë parashikimin e tyre të fundit dhe dhanë zonën në të cilën raketa kineze e pakontrolluar mund të godiste tokën këtë të diel.

Raketa Long March 5B u përdor javën e kaluar nga Kina për të lëshuar një nga modulet e stacionit të saj të ardhshëm hapësinor në hapësirë, dhe pritet që gjatë fundjavës të godasë atmosferën e Tokës, e cila ka shkaktuar shqetësim në lidhje me atë se ku do të bije kjo raketë në Tokë.

Faqja Space-Track.org, e cila siguron të dhëna kritike të ndërgjegjësimit të situatës hapësinore për bashkësinë globale të hapësirës, ëarriti në përfundimin, përmes llogarive matematikore, se mundësia e raketës në afërsi të një zone të populluar është “vërtetë e vogël”.

“Ne kemi llogaritur që ekziston një probabilitet prej 1 në 196.9 milionë (ose 0.000000005%) që ajo të bjerë brenda një kilometri kudo në Tokë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara”, postoi organizata në llogarinë e saj në Twitter.

Nga ana e tij, Shërbimi i Mbikëqyrjes dhe Ndjekjes së Hapësirës së Bashkimit Evropian (EUSST), i cili monitoron raketën kineze jashtë kontrollit, e sheh të pamundur që mbetjet e tij të bien në zonat e populluara të Tokës./oranews