30 viktima nga një shpërthim pranë një gjimnazi vajzash në Afganistan

30 viktima nga një shpërthim pranë një gjimnazi vajzash në Afganistan

Bota May 08, 2021 - 19:24

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, pranë një gjimnazi vajzash.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha se numri i viktimave mund të shtohet.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkakun e shpërthimit, ndërkohë që talebanët mohuan të jenë përgjegjës për shpërthimin. /A2