Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik në Gaza

Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik në Gaza

Bota May 17, 2021 - 17:31

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.

Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.

Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.

Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.

Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.

Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje thuhet se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve./rel