Numër rekord emigrantësh nga Maroku në Spanjë
Foto ilustruese

Numër rekord emigrantësh nga Maroku në Spanjë

Bota May 17, 2021 - 23:40

Kjo është një shifër rekord për këtë qytet spanjoll që ndodhet në bregdetin e Afrikës Veriore dhe shumë mbi 1000 që ishin njoftuar në fillim.

Ka arritur në shifra rekord numri i emigrantëve që kanë kaluar kufirin midis Marokut dhe Spanjës për të mbërritur në Ceuta. Mediat spanjolle raportojnë se më shumë se 3000 njerëz pa dokumentacion, nga të cilët vlerësohet se 700 janë të mitur, kanë notuar në Ceuta këtë të hënë nga qyteti fqinj i Fnideq, prej 77,000 banorësh. Një nga emigrantët ka vdekur dhe rreth 300 ishin kthyer në Marok para orës dhjetë të natës, sipas burimeve të policisë.

Kjo është një shifër rekord për këtë qytet spanjoll që ndodhet në bregdetin e Afrikës Veriore dhe shumë mbi 1000 që ishin njoftuar në fillim.

Maroku vendosi të forcojë kordonin diplomatik me Madridin. Qeveria marokene ishte e heshtur gjatë gjithë ditës.

Mosmarrëveshja midis dy vendeve ndodhi pasi shërbimet e inteligjencës marokene zbuluan prillin e kaluar se sekretari i përgjithshëm i Frontit Polisario, Brahim Ghali, ishte pritur me një identitet të rremë në një spital në Logroño që vuante nga covid-19. Diplomacia marokene shprehu keqardhje për këtë akt, paralajmëroi se po merrte shënim dhe kërcënoi qeverinë spanjolle me hakmarrje./a2cnn