CDC e konsideron shqetësues variantin Delta të koronavirusit

CDC e konsideron shqetësues variantin Delta të koronavirusit

Bota June 16, 2021 - 09:05

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani e quan variantin Delta të koronavirusit të ri, i njohur gjithashtu si B.1.617.2 si  “variant shqetësues”.

Shkencëtarët besojnë se ai është më i transmetueshëm ose mund të shkaktojnë sëmundje më të rëndë. Sipas tyre vaksinat, trajtimet dhe testet që zbulojnë virusin mund të jenë gjithashtu më pak efektive ndaj një varianti shqetësues.

Rastet Covid-19 kanë rënë gjatë muajve të fundit në Shtetet e Bashkuara, por ekziston shqetësimi se kjo mund të ndryshojë, ndërsa ritmi i vaksinimeve ngadalësohet dhe varianti Delta përhapet. CDC vlerëson se ajo përbën 9.9% të rasteve në SH.B.A. nga 5 qershori, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Dr. Anthony Fauci, inkurajoi të gjithë të vaksinohen kundër Covid-19, duke vënë në dukje se varianti Delta ishte në qarkullim në Shtetet e Bashkuara me një normë të ngjashme me Anglinë, ku varianti tani është dominues.

“Ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në Shtetet e Bashkuara. Mbretëria e Bashkuar është një argument kaq i fuqishëm që duhet vaksinuar”, tha Fauci.