Pas armëpushimit, Izraeli nis sulmet ndaj Hamasit

Pas armëpushimit, Izraeli nis sulmet ndaj Hamasit

Bota June 16, 2021 - 09:29

Të mërkurën, avionët izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në vendet e militantëve në Rripin e Gazës, sulmet e para që nga armëpushimi.

Sulmet ajrore synuan objektet e përdorura nga militantët e Hamasit, tha ushtria izraelite, duke fajësuar grupin për çdo akt dhune që buron nga Gaza. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Të martën, qindra ultranacionalistë izraelitë, disa që brohorisnin “vdekje për Arabët”, parakaluan në Jeruzalemin lindor në një shfaqje që solli sërish dhunë.

Palestinezët në Gaza u përgjigjën duke lëshuar balona flakëruese që shkaktuan të paktën 10 zjarre në jug të Izraelit.

Marshimi paraqiti një provë për qeverinë e re të Izraelit si dhe armëpushimin e paqartë që i dha fund konfliktit 11-ditor të muajit të kaluar midis Izraelit dhe Hamasit. /euronewsal