Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra i uron të kenë “një dialog të frytshëm”

Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra i uron të kenë “një dialog të frytshëm”

Bota June 16, 2021 - 13:41

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin po mbajnë takimin e parë ballë për ballë në një samit historik në Gjenevë të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se në këtë takim do të kërkojë “të rivendosë parashkiueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”. Në përfundim të takimit Biden do të mbajë një konferencë për mediat.

Në fillim të takimit të dy presidentët realizuan edhe foton e parë të përbashkët, ku qëndruan në këmbë para VIlës “de la Grange”, bashkë me presidentin zviceran Guy Parmelin, i cili i uroi të dy udhëheqësit që të kenë “një dialog të frytshëm”./a2cnn